LAJMI I FUNDIT:

Alvaro Morata arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Chelsean

Alvaro Morata arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Chelsean

Chelsea dhe Alvaro Morata thuhet se kanë rënë dakord për një shkëputje të kontratës me marrëveshje dypalëshe.

Rai Sport thotë se sulmuesi mund të kthehet në Torino pas dështimit në skuadrën e Stamford Bridge.


Morata iu bashkua londinezëve nga Real Madridi verën e kaluar për një shumë rekord prej 70 milionë eurove.

Alvaro Morata (Getty Images)

Spanjolli ka realizuar vetëm 15 gola në 45 ndeshje gjatë kohës sa ishte nën urdhrat e Antonio Contes.

Raportohet se Chelsea është i gatshëm ta shes sulmuesin për 55 milionë euro, duke i lejuar të riinvestojnë në pozita të tjera të skuadrës pas paraqitjeve të mira të Olivier Giroudit, i cili u ble gjatë janarit nga Arsenali.

Michy Batshuayi ka treguar se është i aftë ta sfidojë francezin për një vend titullar pas paraqitjeve fantastike në Borussia Dortmund, ndërsa Tammy Abraham gjithashtu do të shpresojë për një mundësi pas rikthimit të huazimit nga Swansea.

Ndryshe, Chelsea këtë sezon do të bënë pjesë në Ligën e Evropës pasi që nuk ka arritur të fitojë pikët e duhura për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori