LAJMI I FUNDIT:

Alpina i thotë lamtumirë modelit B7

Alpina i thotë lamtumirë modelit B7

Është fundi për një nga sedanët me performancë më të mirë në botë.

Alpina i thotë lamtumirë sedanit B7 të bazuar në serinë BMW 7 derisa kompania bavareze bën kalimin nga seria G11/12 në gjeneratën e re G70. Duket se Alpina, tashmë në pronësi të plotë të BMW, nuk planifikon një pasardhës për modelin luksoz të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Në një postim zyrtar në Facebook, Alpina Belgium, njofton se modeli i fundit B7 është montuar dhe “epokës së BMW Alpina B7 po i vjen fundi në fabrikën e automobilave Alpina”.

Prodhuesi gjerman i automjeteve nuk e thotë drejtpërdrejt, por nga njoftimi, është perceptimi se asnjë zëvendësim nuk është duke u zhvilluar aktualisht.

Alpina madje hedh një vështrim retrospektiv në sedanin e nivelit të lartë duke thënë se tani shikon “në makinat magjepsëse që u shfaqën në Buchloe në bazë të Serisë 7 BMW”.