Alma Lama kërkon ndërprerje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë (Video)
Sipas Lamës, temat që po diskutohen me Serbinë janë duke u rinegociuar meqë “ato janë negociuar në Bruksel ku është fituar edhe Pavarësia e Kosovës”.
“Unë jam absolutisht kundër që tani duhet të shkohet në dialog me Serbinë, sidomos me atë përmbajte që është dhe me mungesën e vizionit të Bashkimit Evropian për ta udhëhequr këtë dialog”, tha Lama.
Ajo këto komente i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ku shtoi se Kosovës po i bëhet presion nga Bashkimi Evropian i cili, sipas saj, nuk po ka guxim të përballet me Serbinë.
“Kosovës po bëhet presion jo sot, por edhe në të kaluar dhe ky presion po i bëhet, sepse vet Bashkimi Evropian nuk po ka guxim të përballet me Serbinë e cila mbështetet nga Rusia”, tha Lama në Kontakt.
Nga
Telegrafi
13/01/2016




































