LAJMI I FUNDIT:

Allegri refuzoi këtë klub të madh për Juven

Allegri refuzoi këtë klub të madh për Juven

Massimiliano Allegri ka refuzuar Real Madridin për të vazhduar me Juventusin.

Trajneri që është duke e dërguar Juventusin drejt Scudettos dhe Kupës së Italisë për të dytin vit me radhë, kishte dërguar këtë skuadër edhe në finale të Ligës së Kampionëve.


Klubi tashmë e ka konfirmuar se renovimi është vetëm çështje ditësh, por Corriere dello Sport ka bërë të ditur se Allegri ka refuzuar një ofertë nga Los Merengues të ardhur një muaj më parë.

Allegri e ka refuzuar atë ofertë për të pranuar atë të Juventusit, ku do të përfitojë 5 milionë në vit.

Kontrata e re e lidh me klubin deri në vitin 2018. /Telegrafi/