LAJMI I FUNDIT:

Allegri në betejë ligjore me ish-partneren për pagesat e alimentacionit

Allegri në betejë ligjore me ish-partneren për pagesat e alimentacionit
(Foto: Twitter/Juventus FC)

Strategu italian, Massimiliano Allegri, është përfshirë në një betejë ligjore gjithnjë e më të shëmtuar me ish-të dashurën e tij, pasi rezulton se ai kërkoi të ulë pagesat e alimentacionit sepse ishte “i papunë”.

Sherri është me ish-partneren e tij, Claudia Ughi, ndërsa është fjala për shumën mujore që duhet ta paguajë për të ndihmuar në kujdesin e djalit të tyre, i cili lindi në vitin 2011.

Sipas La Gazzetta dello Sport, na janar të vitit 2021, trajneri i Juventusit ishte përpjekur ta ulë pagesën e alimentacionit nga 10.000 euro në muaj në 5.000 euro, sepse ishte regjistruar si ‘i papunë’ dhe situata e tij financiare kishte ndryshuar.


Ai ishte shkarkuar nga klubi italian në maj të vitit 2019, megjithatë e mori pagën e plotë për një vit pos, sepse kishte edhe një vit në kontratë.

(Foto: Twitter/Juventus FC)

Megjithatë, në periudhën që nuk merrte pagë, Allegri kishte kërkuar përgjysmimin e shumës së alimentacionit, gjë që ishte refuzuar.

Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, përhapen spekulime për trajnerin e Juves
Lexo po ashtu Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, përhapen spekulime për trajnerin e Juves

Tani avokatët e trajnerit kanë nisur një çështje të re duke akuzuar ish-të dashurën e tij se paratë që ishin menduar të ishin për fëmijën e tyre i përdor për shpenzime personale.

Gjithashtu, ata thonë se Claudia i ka shfrytëzuar këto para për të ndihmuar në pagesën e tarifave të shkollimit në universitet për një fëmijë që e ka nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Kalo në kategori