LAJMI I FUNDIT:

Allagjozovski: Do të ketë ndryshime në Ligjin për të drejtat autoriale

Allagjozovski: Do të ketë ndryshime në Ligjin për të drejtat autoriale

Ministria e Kulturës organizoi debat për Ligjin e të drejtave autoriale, por duke mos e ftuar Asociacionin e mediave të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë televizionet nacionale, të cilat janë të obliguara me ligj t’i shfrytëzojnë ato të drejta, respektivisht të transmetojnë muzikë vendore.

Të pranishëm në këtë debat ishin edhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave muzikore, një pjesë e të cilave nuk kanë licenca ekzistuese për punë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kjo është vetëm një paraqitje fillestare. Presim që kur procesi do të hyjë në zhvillim esencial, veçanërisht sa i përket debatit publik, do të kujdesemi që asnjërin mos ta anashkalojmë”, deklaroi Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës.

Ai tha se gjatë muajit shtator do të dorëzojë propozim-ligj për Ligjin për të drejtat autoriale në diskutim publik dhe se do të angazhojë komision ekspertësh nga kjo fushë, që të japin mendimin e tyre për ndryshimet ligjore.

Për momentin licenca për punë kanë vetëm dy organizata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore, MDAM dhe SOKO MAP. Allogjozovski paralajmëroi se nuk do të ketë licenca të reja deri sa të mos bëhen ndryshimet në ligjin për të drejtat autoriale. Sipas tij, me këto ndryshime do të zgjidhet kaosi në këtë fushë./Telegrafi/