LAJMI I FUNDIT:

Alkooli dhe e qeshura janë të ndaluara në Korenë e Veriut, në përvjetorin e vdekjes së Kim Jong-il

Alkooli dhe e qeshura janë të ndaluara në Korenë e Veriut, në përvjetorin e vdekjes së Kim Jong-il

Koreja e Veriut shënon nesër dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-liderit Kim Jong-il dhe shumë gjëra do të ndalohen nga qytetarët gjatë periudhës 11-ditore të zisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Radio Free Asia (RFA) raporton se koreano-veriorët duhet të përmbahen nga pirja e alkoolit, pazari dhe madje edhe të qeshurit gjatë asaj periudhe.


Kim Jong-il ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011, kur vdiq në moshën 70-vjeçare dhe u pasua nga djali i tij më i vogël Kim Jong-un.

Edhe pse qeveria e Koresë së Veriut është duke mbajtur zi dhjetëditore, këtë vit kjo periudhë është zgjatur edhe për 24 orë të tjera për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-liderit.

Një korean nga qyteti Sinui në kufirin verilindor tha se “gjatë periudhës së zisë, ata nuk lejohen të pinë alkool, të qeshin apo të angazhohen në aktivitete të kohës së lirë”.

Ata shpjeguan se shumë aktivitete janë të ndaluara, veçanërisht në ditën e përvjetorit, kur ndalohen edhe blerjet ushqimore.

“Në të kaluarën, shumë njerëz që u kapën të dehur gjatë periudhës së zisë u arrestuan dhe trajtoheshin si kriminelë ideologjikë”, tha ai.

“Ata u morën dhe nuk u panë më”.

“Njerëzit nuk mund të festojnë as ditëlindjet e tyre nëse janë në zi”.

Madje, një tjetër burim, një banor i provincës perëndimore të South Hwanghae, zbuloi se policia është paralajmëruar paraprakisht të kujdeset për njerëzit që nuk duket se janë të pikëlluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori