Alkooli 70% apo alkooli 95%? Cili është më i mirë për eliminimin e coronavirusit
Alkooli asgjëson agjentet të cilët shkaktojnë sëmundje, përkatësisht patogjenët, duke i zbërthyer proteinat, përgjysmuar qelizën apo duke ia çrregulluar metabolizmin
Deri tani shkencëtarë të shumtë kanë theksuar që antiseptikët nuk mund të na ndihmojë në eliminimin e coronavirusit, mirëpo alkooli është mjet i pagabueshëm i cili me efikasitet lufton kundër sëmurjes, transmeton Telegrafi.
Përparësia e alkoolit është që bakteret nuk mund t’i përshtaten dhe të bëhen rezistuese. Megjithatë, kur shkoni në barnatore të blini alkool, para jush janë dy zgjedhje, alkooli 70% dhe alkooli 95%, pra cili është më i sigurt për përdorim.
Dallimi i këtyre dy llojeve të alkoolit është vetëm në përqindje, ndërkaq alkooli 70% konsiderohet absolutisht antiseptik i përshtatshëm i cili vret virusin.
Nuk ka nevojë të përdorni koncentrim më të lartë kur dihet që tashmë me 70 për qind arrihet efekti antiseptik.
Kur themi antiseptik 70% kjo do të thotë që ai është mjeti i cili me siguri mund të aplikohet në lëkurë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm.
Kur është fjala për alkoolin me përqindje më të lartë jepen rekomandimet që ai të zbutet. Në këtë situatë është krejtësisht i mjaftueshëm alkooli 70% për shpëlarje të lëkurës dhe këtu nuk ka dilemë.
– Etanoli 70% – bëhet nga 67g (73mL) 96% etanol +33 g (27mL) të ujit të vluar dhe të ftohur apo ujit të distiluar.
Uji duhet patjetër të jetë i ftohtë, sepse në të kundërtën me rastin e përzierjes avullohet etanoli dhe atëherë do të kemi koncentrim më të ulët i cili nuk do ta arrijë efektin e dezinfektimit. Coronavirusi eliminohet në afat prej 1 minute.
Rakia nuk është mjet për dezinfektim të sipërfaqeve dhe duarve, sepse përmban 40 – 50% alkool. Koncentrimi i tillë nuk do ta vrasë virusin.
– Detergjentet për larjen e enëve apo ato për larjen e rrobave, si edhe shamponët për flokë – të gjithë janë shumë efikas si mjete për dezinfektim të sipërfaqeve, sepse natrium-lauril-sulfati këtu krijon dezinfektimin, ndërkaq ai është përbërës i të gjitha këtyre produkteve.
Këto produkte janë të mira edhe për dezinfektim të sipërfaqeve. Pas 2 – 3 minuta sipërfaqet pastroni me ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin