LAJMI I FUNDIT:

Aliu pas arrestimit të 12 personave në Ferizaj: Shpresojmë që po ju vjen fundi abuzuesve të pasurisë publike

Aliu pas arrestimit të 12 personave në Ferizaj: Shpresojmë që po ju vjen fundi abuzuesve të pasurisë publike

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pas arrestimit të 12 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti ka thënë se shpresojnë që po ju vjen fundi abuzuesve të pasurisë publike.

Aliu përmes një konference për media tha se organet e rendit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt kanë realizuar aksionin.


Ai po ashtu tha se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që si komunë ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe ato qendrore.

Aliu theksoi se në tri vitet e udhëheqjes së tij si kryetar komune është treguar i pakompromis ndaj këtyre dukurive negative.

“Kjo luftë dhe këto parime të fituara nga një mandat qeverisës kanë pasur një synim të qartë, kthimi i besimit në institucionet lokale dhe qendrore. Qeverisja ime ka tre vite e më shumë që është treguar e pakompromis ndaj dukurive negative. Pushteti i Ferizajt vazhdueshëm ka kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjitha institucionet relevante, në mënyrë që të realizojmë caqet dhe objektivat që kanë të bëjnë me këtë luftë. Kemi bërë përpjekë të vazhdueshme gjatë tërë këtyre tri viteve, kemi harxhuar energji të jashtëzakonshme në mbrojtje të pasurisë”, ka thënë Aliu.

Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti
Lexo po ashtu Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti

Kryetari i kësaj komune gjithashtu tha se nga ky aksion janë arrestuar tetë zyrtarë komunal.

“Përpjekje serioze është aksioni i sotshëm në bashkëpunim me komunën dhe organet e rendit. Janë arrestuar 8 zyrtarë të komunës së Ferizajt. Kjo është dëshmia më e mirë se ne jemi të pakompromis ndaj cilitdo abuzues të pasurisë së shtetit. Me shpresë që do të vijë fundi të gjithë abuzuesve me pasuritë publike”, ka thënë ndër të tjera kryetari Aliu.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

Në njoftim thuhet se pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e  tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtarë të pyjeve si dhe katër qytetarë nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori