LAJMI I FUNDIT:

Aliu me kritika të ashpra ndaj projektligjit për mbylljen lojërave të fatit

Aliu me kritika të ashpra ndaj projektligjit për mbylljen lojërave të fatit

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu shprehu kritika të ashpra ndaj projektligjit për mbylljen lojërave të fatit, duke thënë nëse nuk votohet amendamenti i kësaj partie, të njëjtat lojëra të fatit do të jenë në kuadër të Lotarisë së Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme ku po diskutohet për projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit dhe kazinove për dhjetë vjet me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, pas dy rasteve tragjike që ndodhën kohëve të fundit në vendin tonë.

“Këtu do të kemi disa lloje të veprimtarive, të cilat do të lejohen si veprimtari, si aktivitete të lojërave të fatit, por këto do të bëhen në kuadër të Lotarisë së Kosovës. Po ashtu tash, nëse Lotaria e Kosovës paska të drejtë të hapë bastore dhe tombola në lokale të mbyllura, në këtë statut ia lejon vetes të ketë  bashkëpunim me operatorë privatë. Këto të njëjta aktivitetet që i kemi sot e po themi se do t’i mbyllim me këtë ligj, nuk kemi me i mbyll. Prapëseprapë do të ketë bastore, të cilat do të jenë nënkontraktues të Lotarisë së Kosovës. Prandaj nëse dëshirojmë t’i mbyllim, mos të bëjmë lojëra, o po i mbyllim ose s’po i mbyllim me këtë ligj nuk mbyllen lojërat e fatit”, paralajmëroi deputeti Aliu.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza u shpreh se është në autoritetin e Kuvendit të vendosë për Lotarinë e Kosovës, derisa kërkoi të gjenden modalitete se nëse dikush dëmtohet të mos i jepet dikujt tjetër mundësia për të përfituar prej saj.

“Nëse Kuvendi vlerëson se ligji duhet të shfuqizohet në tërësi, atëherë është në autoritetin e Kuvendit që ligji të shfuqizohet në tërësi. Nëse ka vullnet pastaj të institucioneve dhe gjithë të tjerëve që Lotaria e Kosovës të organizohet me një ligj të veçantë që e precizon fushë veprimtarinë e tij është prapë në autoritetin e Kuvendit…Nëse dikush dëmtohet mos t’i jepet mundësia dikujt tjetër që të përfitojë”, tha ministri Hamza.

Për dallim nga deklarata e tij në fillim, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma, Bilall Sherifi ndryshoi qëndrim, sipas tij, për shkak të mos dijes mbi Lotarinë e Kosovës, duke thënë se tash në emër të partisë së tij do të ndryshojë qëndrim, pasi me këtë ligj po shkohet drejt monopolit.

“Nga ky moment ndryshon pozicioni dhe në emër të Nisma ndryshon pozicioni, nuk mundemi të mbështesim këtë ligj në këtë formë qysh është, sepse vërtet po hyjmë në drejtim të krijimit të monopolit. Pra, unë në injorancën time duke menduar që ajo Lotaria e Kosovës është vetëm aty në televizion duke u mbushur kryqet, por tash ndryshon hesapi”, tha deputeti Sherifi./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori