Në Prishtinë është prezantuar projekti “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja”, me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës për 1,600 të rinj të margjinalizuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedoni Veriore dhe Serbi.
Në këtë projekt ku përfshihen këta të rinj, 300 prej tyre janë nga Kosova, pjesë e margjinalizuar me të ardhura të ulëta dhe të paaftë për të përmirësuar në mënyrë të pavarur statusin e tyre ekonomik, të cilët i takojnë moshës 16 deri 35-vjeç.
Nezahat Ramadani-Salihu, drejtoreshë e Sos Fshatit, bëri thirrje që të ndihmohen sa më shumë fëmijët e margjinalizuar.
“Është mirë që ne të mburremi me këta fëmijë, të cilët i kemi këtu edhe fëmijët të cilët kanë nevojë për përkrahje. Ta bëjmë punën që edhe ata në të ardhmen të jenë krenarë për atë që ne kemi bërë për ta”, tha ajo.
Udhëheqësi i Divizionit për Politikat e Punësimit në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ylber Aliu, tha se ky projekt do të ndihmojë për integrimin e të rinjve në tregun e punës.
“Kosova është një shtet që përballet me një shkallë të papunësisë në mesin e të rinjve dhe nëse shikojmë brenda këtyre statistikave, shohim që diku 30% e të rinjve të papunë përpos që janë të papunë nuk janë në shkollim, nuk janë në aftësim profesional dhe po ashtu nuk janë të lajmëruar në zyrat e punësimit. Në këtë kuptim ne konsiderojmë që ky projekt do t’u ndihmojë atyre që të afrohen me rrjetin e zyrave të punësimit”, tha Aliu.
Në ceremoninë e hapjes së projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja”, organizuar nga Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, u bë e ditur se me këtë projekt synojnë edhe 230 profesionistë, 20 prej tyre janë nga Kosova, nga institucionet publike, organizata jo qeveritare, agjencione punësimi dhe nga sektori privat.
Gjithashtu, u tha se grup tjetër i synuar të përfshihet në projekt janë edhe 3 mijë e 500 të rinj të margjinalizuar, të cilët do të marrin shërbime nga akterët e fuqizuar përmes projektit.
Donatorë të projektit janë Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Fondi Hermann Gmeiner në Gjermani. Kohëzgjatja e projektit është deri në vitin 2022. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë