LAJMI I FUNDIT:

Aliti para ndeshjes me Suedinë: Do të bëjmë të pamundurën për t’i gëzuar Dardanët

Aliti para ndeshjes me Suedinë: Do të bëjmë të pamundurën për t’i gëzuar Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, ku djelmoshat dardanë kanë stërvitur në kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Ka qenë një stërvitje e mirë edhe pse në kushte të vështira me mot me shi.


Pas stërvitjeve, ka folur mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës zvicerane Zurich, Fidan Aliti.

Aliti ka thënë se moti i sotëm me shi i përshtatet, pasi mot i njëjtë pritet të mbajë edhe të shtunën në Stockholm.

“Moti ishte pak i vështirë, por ne si futbollistë jemi mësuar të stërvitim edhe në këso kushte”.

“Madje, mendoj se kjo ka qenë një përgatitje e mirë për Suedi, ngase edhe atje na pret një mot i tillë. Kësaj radhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme për neve dhe besoj se secili prej neve është 100 për qind i gatshëm për lojë”, tha Aliti.

Tutje mbrojtësi i Dardanëve ka deklaruar se pret që në Suedi të ketë shumë tifozë shqiptarë për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës.

Aliti ka thënë se shpresojnë që t’i gëzojnë Dardanët me një rezultat pozitiv nga përballja me Suedinë.

“Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para “Dardanëve” dhe normalisht se çdo herë ndjehemi krenar kur luajmë para tyre”.

“Një falënderim i madh shkon për ata, ngase vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi dhe besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, u shpreh Aliti.

Kosova do të përballet në udhëtim me Suedinë të shtunën me fillim nga ora 18:00 në Friends Arena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori