LAJMI I FUNDIT:

Aliti: Mandatari nuk ka nevojë të jep asnjë lloj garancie (Video)

Aliti: Mandatari nuk ka nevojë të jep asnjë lloj garancie (Video)

Ish-nënkryetari i Parlamentit Rafiz Aliti, gjatë emisionit debativ ‘Analiza’ në TV 24Vesti, ka deklaruar se mandatari nuk ka nevojë të jep asnjë lloj garancie, sepse, ‘garanci është vetë programi politik i qeverisë së ardhshme’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Çfarë do lloj garancie tjetër që do t’i jepet Ivanovit, mendoj se do t’i bëjnë shërbim të madh, sepse do t’i japin një argument në dorë se ja tani u dha një garanci dhe prandaj po e dorëzon mandatin dhe të gjitha ato ndodhi në Kuvendin e RM-së dhe nëpër rrugë do të shkojnë në konto të qeverisë së ardhshme. Pikërisht për këtë nuk duhen t’i jepen Ivanovit garanci plotësuese, sepse garanci e mjaftueshme është vetë programi i qeverisë së ardhshme, mandatin e merr nga qytetarët dhe gjithë këto hapat tjerë të radhës janë vetëm procedura formale që domosdo duhet të zbatohen kushdo qoftë kryetar shteti’, ka thënë Aliti i BDI-së ndër të tjera. /Telegrafi/