LAJMI I FUNDIT:

Aligatori futet në një shtëpi në Luiziana përmes hyrjes së qenit

Aligatori futet në një shtëpi në Luiziana përmes hyrjes së qenit

Një çift i cili kohët e fundit u zhvendos nga Arizona në Luiziana mori një “përvojë të Cajun” kur qeni i tyre i alarmoi ata se një aligator ishte futur brenda shtëpisë së tyre.

Don dhe Jan Schultz, të cilët kohët e fundit u transferuan në shtëpinë e tyre në New Iberia, thanë se u zgjuan nga hungërima e qenit të tyre 7-vjeçar, Panda.

“Qeni ynë Panda e lëshoi një hungërimë të thellë e cila e zgjoi gruan time dhe ajo më preku duke thënë se mendonte se dikush ishte futur në shtëpi dhe kështu u ngrita duke shkuar në korridor për të kontrolluar shtëpinë”, tha Don Schultz, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Unë pashë formën e një aligatori”, shtoi ai. Çifti thirri shërbimet e emergjencës, dhe pastaj zyrtarët nga zyra për kafshët të egra dhe peshqit iu përgjigjën thirrjes duke shkuar tek shtëpia e tyre.

“Ne jemi vërtet mirënjohës për Sherifët dhe zyrtarët e zyrës për kafshët e egra dhe peshkatarët që erdhën dhe e larguan krijesën nga shtëpia jonë”, bëri të ditur Jan Schultz. “Unë mendoj se është duke notuar diku në një gji”, vazhdoi tutje ajo.

Çifti tha se aligatori me gjatësi prej 1.52 metrave me sa duket ishte futur nga hyrja e veçantë e qenit. Ata thanë se tani kanë instaluar një derë të re e cila hapet vetëm nga qaforja e Panda-s. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nxori qenin për ta shëtitur, gruaja nga Florida hasi në një aligator në oborrin e saj – burrin që e telefonoi e kapi duke përdorur dy kosha të plehrave

Nxori qenin për ta shëtitur, gruaja nga Florida hasi në një aligator në oborrin e saj – burrin që e telefonoi e kapi duke përdorur dy kosha të plehrave

Interesante
Aviokompanive u kërkohet të ndryshojnë rregullat për pasagjerët me mbipeshë, pasi fotografia e burrit që përpiqet të ulet në vendin e tij është shpërndarë në internet

Aviokompanive u kërkohet të ndryshojnë rregullat për pasagjerët me mbipeshë, pasi fotografia e burrit që përpiqet të ulet në vendin e tij është shpërndarë në internet

Interesante
Intervista e binjakeve identike australiane bëhet virale, flasin fjalë për fjalë në të njëjtën kohë

Intervista e binjakeve identike australiane bëhet virale, flasin fjalë për fjalë në të njëjtën kohë

Interesante
Një nga pijetoret më të vjetra të Britanisë mbyll dyert pas gati 500 vjetësh

Një nga pijetoret më të vjetra të Britanisë mbyll dyert pas gati 500 vjetësh

Interesante
I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Interesante
Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Interesante
Kalo në kategori