LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti e priti në takim Avdullah Hotin: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndërfqinjësore

Ali Ahmeti e priti në takim Avdullah Hotin: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndërfqinjësore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Ahmeti gjatë këtij takimi me Hotin, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do të mbeten gjithmonë.


Ahmeti dhe Hoti kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhe mirëqenies në rajon.

“Lideri i BDI-së Ahmeti ka uruar Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit e cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës Hoti diskutuan edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”.

“Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogun Kosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund të ecin përpara. Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut do të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimin euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e BDI-së/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori