LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo shënon 108 vjetorin, me edicionet speciale që kanë nga 108 njësi (Foto)

Alfa Romeo shënon 108 vjetorin, me edicionet speciale që kanë nga 108 njësi (Foto)

Sikur prodhuesit tjerë italianë edhe Alfa Romeo, i punon edicionet speciale në mënyrë të mahnitshme

Kanë mbetur vetëm disa ditë deri në fillimin e Geneva Auto Show dhe Alfa Romeo, ka bërë të ditura modelet me të cilat do të merr pjesë, transmeton Telegrafi. Stelvio Quadrifoglio NRING dhe Giulia Quadrifoglio NRING, janë modelet me ngjyrën unike ‘Circuito Grey’ dhe elemente të theksuara nga fibrat e karbonit, që do ta karakterizojnë eksterierin.


Që të dy makinat, do të kenë rrota të zeza me frena nga fibrat e qeramikës, ndërsa do të kenë edhe shenjat NRING. Në enterier i gjejmë ulëset Sparco sikur të makinave sportive, me qepje të kuqe dhe pllakat me numra.

Ky edicion do të jetë i limituar në vetëm 108 njësi, për të festuar 108 vjetorin e themelimit të kompanisë. Krahas edicionit NRING, Alfa Romeo do të lansojë edhe Stelvio Super Trim, që do të ketë versionin e ri Performance Pack. Për dallim prej NRING që vije me 2.9-litra V6 QV, Super Trim është në dispozicion me 2.0-litra dhe katër cilindra. Te ky i fundit, enterierin e kemi me karrige lëkure, material me të cilin është mbuluar edhe pjesa e përparme dhe dyert.

Pos këtyre modeleve, që kanë versione të reja të amortizatorëve, është thënë se Alfa Romeo do të lansojë edhe një makinë sportive, sipas të gjitha gjasave nga linja 4C e prodhimit. /Telegrafi/