LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo e ëndrrave, 4C Quadrifoglio me 500 kuajfuqi (Foto)

Alfa Romeo e ëndrrave, 4C Quadrifoglio me 500 kuajfuqi (Foto)

E limituar në vetëm pesë njësi, kjo veturë tani ka performancë të super-yllit

Inxhinierët në Alfra Romeo, kanë menduar se 4C Quadrifoglio 4C nuk ka nevojë për perfoprmancë të lartë, sepse kjo kupe konsiderohet më e mira në klasë, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, njohësit e makinave dhe kryesisht entuziastët, kanë argumentuar se ky version ka mjaft hapësira dhe mundësi intervenimi, që të risë rivalitetin me Porsche 718 Cayman dhe të rilindurin Alpine A110. Me këtë është pajtuar Pogea Racing.

Pasi Ferrari 488 GTB është bërë më i shpejtë se Pisa, kompania ka vendosur t’i ndryshoj disa gjëra edhe te Alfa Romeo.

Ky kreacion është quajtur Nemesis, që personifikon perëndeshën e hakmarrjes dhe ndëshkimit të drejtë.

Derisa në modelin paraprak, motori me katër cilindra 1.75 që prodhonte 237 kuajfuqi, Pogea Racing e ka zëvëndësuar atë me një tjetër që ka 1.95-litra dhe i instaloi një turbo-mbushës, në këtë formë prodhon afro dyfishin, që arrijë deri në 477 kuajfuqi.

Modeli 4C i tanishëm, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrinte për 3.6-sekonda, ndërsa kapte shpejtësi maksimale prej 307 kilometrave në orë.

Në anën tjetër, origjinali ishte për 0.9 sekonda më i ngadaltë, ndërsa kishte shpejtësi maksimale prej 257 kilometrave në orë.

Çmimi nuk është bërë i ditur, vetëm se do të jetë një koleksion prej vetëm pesë njësive. Gjë që është një turp, sepse kjo është një 4C Quadrifoglio, një nga Alfa Romeot më të mira që na kanë parë sytë. /Telegrafi/