LAJMI I FUNDIT:

Alesia Bami merr propozim për martesë

Alesia Bami merr propozim për martesë
Alesia Bami (Foto: Instagram/alesia_bamii)

Modelja Alesia Bami është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes së saj në “Miss Universe Albania”, ku rrëmbeu tre çmime.

Në rrjete sociale ajo vazhdon të sjellë imazhe të ndryshme, të cilat komentohen për linjat e saj trupore.

Së fundmi, për Alesian kanë filluar propozimet për martesë, gjë e cila është e bërë e ditur në emisionin “E diell” në Top Channel.


https://www.instagram.com/p/CBMYVA5Dd9k/

Teksa flisnin për temën “Martesë në moshë të vogël apo të madhe”, drejtuesi i emisionit Edi Manushi tregoi se në redaksi ka mbërritur një kërkesë martese për Alesia Bamin.

E pyetur nga Manushi në lidhje me këtë propozim, Alesia u shpreh me humor se do ta marrë për bazë shumë shpejt.

https://www.instagram.com/p/B-4G-ncjzcf/