LAJMI I FUNDIT:

Aleksovski: Në vitin 2017 do të kemi projekte të reja për zhvillimin e Kriva Pallankës

Aleksovski: Në vitin 2017 do të kemi projekte të reja për zhvillimin e Kriva Pallankës

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski, për vitin e ardhshëm paralajmëron projekte të reja për zhvillimin e komunës, mes të cilave edhe zhvillimin e qendër turistike “Kalin Kamen”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi dëshmitarë se në vitet e kaluara po investohet në ndërtimin e objekteve të reja infrastrukturore, ndërsa kemi ndërtuar edhe vende që dukshëm e kanë zbukuruar qytetin. Vëmendje të posaçme i kemi dhënë jetës kulturore, me manifestime të ndryshme kulturore. Gjithashtu edhe në sport dhe arsim kemi investuar, si elementet kyçe për të ardhmen tonë”, tha mes tjerash Aleksovski, në fjalimin e tij për vitin 2016.


Sipas tij, në vitin 2016 janë realizuar të gjithë projektet të cilat i ka paralajmëruar, nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Kriva Pallankës./Telegrafi/