LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vasilevski “Ninxha”: Nga OBRM-PDUKM kishte udhëzime të ketë dhunë nëse vendimet e KShZ-së ishin në favor të LSDM-së

Aleksandar Vasilevski “Ninxha”: Nga OBRM-PDUKM kishte udhëzime të ketë dhunë nëse vendimet e KShZ-së ishin në favor të LSDM-së

Në seancë të Gjykatës Penale Shkupi 1 për ngjarjet e 27 prillit për vitin e kaluar, i akuzuari Aleksdar Vasillevski foli rreth protestave të organizuara nga ana OBRM-PDUKM-së.

“Kur OBRM-PDUKM-ja realizoi fitore në zgjedhje ishim në hotel ‘Rusia’. Atje të praniushëm ishin funksionarët e partisë, Vlladimir Atanasovski, Nikolla Boshkovski Kire Bozhinovski, Ivica Konevski, Spiro Ristovski. Atje e përshëndetëm fitore e zgjedhjeve, por më pastaj kishte ankesa nga ana e LSDM-së”, tha i akuzuari Aleksandar Vasillevski “Ninxha” në seancën e sotme për ngjarjet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se OBRM-PDUKM-ja i organizoi protestat pranë KShZ-së dhe se detyra e tij në ato protesta ka qenë të mbikëqyr.

“Derisa zgjatën seancat në KShZ, nga ana e OBRM-PDUKM-së kishte urdhër nëse ankesat pranohen në favor të LSDM-së, të bëhet thirrje në protestë të dhunshme, kishte udhëzim për t’u futur në objekt, të kryhet dhunë dhe të ndalohet me vendimet”, shtoi Aleksndar Vasilevski.

Ai tha se në protestat u vendosën udhëheqës fiktiv që ishin të kontrolluar nga OBRM-PDUKM ndërsa si udhëheqës ishin Boris Damovski, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski dhe Bogdan Illievski.

“Protestat kishin logjistikën e plotë nga OBRM-PDUKM”, tha Aleksandar Vasillevski “Ninxha”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori