LAJMI I FUNDIT:

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “garë armësh” pas memorandumit me Kosovën

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “garë armësh” pas memorandumit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiq për gazetarë në Bruksel më 19 mars.


Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiq theksoi se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen
Lexo po ashtu Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Ai tha se këtë çështje e ngriti në takim me shefin e aleancës veriatlantike, por nuk tregoi çfarë ka thënë Rutte në lidhje me të.

“Është detyra jonë t’ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”, tha Vuçiq, transmeton REL.

Ai shtoi se me Rutten ka biseduar dhe situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Rutte, ndërkohë, shkroi në X se me presidentin serb bisedoi për rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe se “si të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka cilësuar kundërshtimet e Serbisë për nismën e bashkëpunimit të mbrojtjes si “shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”, e cila, sipas MPJD-së, “parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera”.

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë
Lexo po ashtu ​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

“Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si ‘garantuese e paqes në Ballkan’ është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit”, tha MPJD-ja më 19 mars.

Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh dhe rëndësinë e reagimit të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Deklarata përfshin, siç raporton Radio Televizioni Kroat, promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euro-atlantik.

Deklarata lë të hapur mundësinë për vende të tjera për t’iu bashkuar asaj.

Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës sepse e konsideron shtetin pjesë të saj, megjithëse dialogon me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në një proces që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, dhe Kosova e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Lajme
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Kalo në kategori