Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi për vrasjet, zhduket dhe grabitjet që ndodhin në Maqedoninë e Veriut
Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët thuhet se “për çdo javë Maqedonia e Veriut zgjohet me një vrasje, plagosje, zhdukje, grabitje të rënda, zënkë dhe aksidente të ndryshme qe marrin jetën e njeriut”.
“Të gjitha këto ndodhin në një shtet të vogël siç është vendi ynë, duke na bërë të kuptojmë së jetojmë në një vend të pasigurt, të pambrojtur nga institucionet dhe se jeta jonë është e pasigurt. E gjithë kjo ndodh pasi që institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontroll dhe siguri nëpër zona të caktuara, shpesh herë punonjës të policisë që janë nën udhëheqjen e Ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit dhe të zëvendësit të tij Agim Nuhiut, nuk e kryejnë punën e tyre me kompetencë dhe përgjegjësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ASh-së, MPB, prokuroria dhe gjykata janë përgjegjësit kryesor që në vendin tonë ka aq shumë vrasje.
“Bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së RMV-së, dhe Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiut, të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike ashtu siç e parasheh ligji, ti zbardhin vrasjet, ti ndëshkojnë fajtorët. Gjithashtu ju bëjmë apel edhe ambasadave me te fuqishme të ushtrojnë trysni dhe ndikimin e tyre Qeverisë së RMV-së që ta departizojnë MPB-në duke e bërë atë në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të tyre./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë