Për qendërmbrojtësin e ri janë interesuar shumë skuadrat, si Tottenham dhe Newcastle United, por ky i fundit ka thënë se është i lumtur në Ajax.

“Thomas Vermaelen ishte pothuajse 24 vjeçar kur u largua nga Ajaxi për në Arsenal, teksa Jan Vertonghen është dy vjet më i moshuar se unë dhe sapo ka shkuar në Tottenham”, ka thënë Alderweireld për Elf Voetbal.


“Nëse unë i ndjek hapat e tyre, unë nuk do të largohesha nga Ajaxi verën e ardhshme, por një vit më vonë. Kam ende shumë kohë për tu përmirësuar si futbollist dhe ta ndjek rrugën e tyre”, ka përfunduar mbrojtësi premtues./Telegrafi/

telegrafi sport app