LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti viziton Agim Bahtirin, flasin për Urën e Ibrit dhe kufijtë administrativë

Albin Kurti viziton Agim Bahtirin, flasin për Urën e Ibrit dhe kufijtë administrativë

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka pritur në takim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Aida Derguti.

Kurti ishte i interesuar të kuptojë më shumë për çështjen e rivitalizimit të Urës së Ibrit dhe kufijve administrativ, si dhe për situatën aktuale politike në qytetin e Mitrovicës.


“Kompania për rivitalizimin e Urës së Ubrit është përzgjedhur për të filluar punët dhe presim që brenda afatit të paraparë të behët implementimi i marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar, rivitalizimi i urës duhet të përfundojë në fund të qershorit dhe unë besoj se kjo marrëveshje do të respektohet plotësisht”, tha Bahtiri, raporton Veriu.info.

Bahtiri para deputeteve të VV-së tha se sa i përket çështjes së kufijve administrativë midis Mitrovicës së jugut dhe veriut, do të respektohen kufijtë e përcaktuar me Pakon e Ahtisarit.

Kurti me bashkëpunëtorë tha se këto janë çështje më rëndësi jetike, jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për tërë Kosovën.