LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti publikon fotografi pas Festivalit të Kanës: Nuk e takuam asnjë personalitet arti që nuk dinte për Kosovën

Albin Kurti publikon fotografi pas Festivalit të Kanës: Nuk e takuam asnjë personalitet arti që nuk dinte për Kosovën
Foto: Albin Kurti/Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me familjen e tij ka qenë të shtunën mbrëma prezent në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në mbështetje të delegacionit shqiptar nga Kosova, i cili atje u prezantua me dy filma “Pa vend” të Samir Karahodës dhe “Luaneshat e Egra” të Luana Bajramit, Kryeministri Kurti u gjend pranë kastit të këtyre dy filmave në tapetin e kuq të eventit dhe në sallën e ndarjes së çmimeve.

Një ditë pas përfundimit të ngjarjes, shefi i Qeverisë së Ksoovës publikoi disa fotografi nga ngjarja në rrjetin social Facebook, në mbishkrimin e së cilave vuri në pah sukseset e kinematografisë vendore.


Albin Kurti me kryetarin e jurisë së filmit, artistin Spike Lee (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Ndër to, ai ceku me krenari se nga të gjithë personalitetet e filmit që takoi atje, nuk hasi në asnjë person që nuk e dinte se ku ndodhej Kosova.

Filmi "Titane" fiton 'Palmën e Artë' në Festivalin e Kanës - për herë të dytë në histori, një regjisore femër merr çmimin kryesor
Lexo po ashtu Filmi "Titane" fiton 'Palmën e Artë' në Festivalin e Kanës - për herë të dytë në histori, një regjisore femër merr çmimin kryesor

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.

Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.

Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino.

Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

Përndryshe, edicioni i 74-të i Festivalit të Filmit në Kanë për herë të dytë në histori shpalli fitues të çmimit kryesor, filmin e një regjisoreje femër.

Filmi “Titane” i regjisores Julia Ducournau fitoi atë që njihet si ‘Palma e Artë’ në kategorinë kryesore të mbrëmjes. /Telegrafi/

Regjisorja e “Titane”, Julia Ducournau fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Kanës (Foto: Valéry Hache, AFP)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori