LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti pranon detyrën e kryeministrit nga Pacolli

Albin Kurti pranon detyrën e kryeministrit nga Pacolli

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Behgjet Pacolli.

Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të Kosovës.

Behgjet Pacolli tha se Kosovën e presin sfida të mëdha.

“Kemi këtu një raport të cilin do të ua dorëzoj, do të ishte mirë që të ishte vet kryeministri Haradinaj, por ai nuk është këtu, dhe më ka kërkuar që të jem unë ai që ua dorëzon detyrën, duke dëshiruar çdo gjë të bukur, shëndet, kënaqësi shpirtërore, lumturi dhe punë të mbarë. Unë besoj se ju do t’ia dilni ashtu siç thashë edhe dje, për arsye se jeni i vetëdijshëm që e bën mirë atë që e bën. Unë jam i bindur që ju e doni punën e juaj, ju e doni suksesin e Kosovës, ju e doni suksesin e qytetarëve të Kosovës”, tha Pacolli.

“Unë personalisht do të jemi gjithmonë aty dhe nuk do të kursej asgjë, aty ku duhet dhe ku nevojitet. Ju dëshiroj punë të mbarë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ndërsa, kryeministri Kurti falënderoi Pacollin për pritjen.

“Faleminderit për pritjen dhe për raportin e punës të cilin do ta analizoj me kujdes. Kam biseduar mbrëmë në telefon me ish-kryeministrin Haradinajn dhe më njoftoi që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet atje për një vizitë disa-ditore dhe do të kthehet në fundjavë dhe më pastaj me siguri se do të takohemi me të, shpresoj që ta mbajmë komunikimin dhe bashkëpunimin tonë”, tha Kurti.

Ndryshe, sot gjatë ditës është paralajmëruar se edhe ministrat e deritanishëm në detyrë do t’i dorëzojnë mandatin tek ministrat e Qeverisë Kurti, të zgjedhur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Pas marrjes së detyrës, Kurti do ta mbajë mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori