LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti i kthehet aktiviteteve publike politike, në Skenderaj prezanton aderimin e ri në VV

Albin Kurti i kthehet aktiviteteve publike politike, në Skenderaj prezanton aderimin e ri në VV

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është paraqitur në aktivitetet publike pas një pauze prej dy javësh, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar edhe aderimin më të ri në Lëvizjen Vetëvendosje.


Postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje. Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe. Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës “Shkëndijat e Drenicës”, ka shkruar Kurti.

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, para disa ditësh iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e një infeksioni në mushkëri, për çfarë edhe ishte shtrirë për tri ditë në Klinikën Infektive.

Ai edhe pas daljes nga spitali, për dy javë, nuk u paraqit në aktivitete politike./Telegrafi/