Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë, ku në program janë dy ndeshje të zhvillohen sot dhe dy të tjera nesër.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku luhet derbi më i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.


Dy skuadrat nga rajoni i Anamoravës e kanë nisur për mrekulli këtë sezon, pasi aktualisht ndodhen në krye të tabelës me Gjilanin si i pari me 14 pikë dhe Dritën si e dyta me 11 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

GjilaniDrita match action nov2021 3

Sa herë janë përballur dy skuadrat e qytetit rivaliteti dhe spektakli nuk ka munguar, por për dallim prej herëve tjera derbi i ditës së sotme do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Drita në këtë takim vije pas fitores 0-2 në udhëtim te Ballkani, derisa Gjilani pas barazimit në shtëpi ndaj Prishtinës.

Drita Gjilani 5 1

Dueli mes Dritës dhe Gjilanit do të gjykohet nga gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu me ndihmësit Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Malishevës në stadiumin 'Sami Kelmendi' në Lipjan, pasi kryeqytetasit e kanë të suspenduar fushën e tyre.

Dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas barazimeve, ku Prishtina luajti 1-1 me Gjilanin në udhëtim, derisa Malisheva u ndal nga Dukagjini me të njëjtin rezultat.

Të dyja sfidat e ditës së sotme startojnë me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app