LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj: Rikthimi në krye të “Top Awards”, kënaqësi e pamohueshme

Alban Skënderaj: Rikthimi në krye të “Top Awards”, kënaqësi e pamohueshme

“Unë dhe Ti”, kënga që po korr një sukses të madh në tregun muzikor, ka bërë që Alban Skënderaj t’i rikthehet përsëri fronit të “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e parë.

I kontaktuar nga “Top Awards”, kantautori është shprehur shumë i lumtur për këtë rikthim në krye të klasifikimit, duke thënë: “Edhe pse qëllimi në vetvete nuk është ky, mbetet një kënaqësi e pamohueshme. Është një këngë që e kam shumë përzemërt dhe më bën të lumtur pamasë fakti që publiku e ka pritur kaq mirë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë votuar”.


I pyetur në lidhje me realizimin e videoklipit si edhe për personazhet të cilët janë pjesë e tij, artisti ka thënë: “Ideja ishte e përbashkët me stafin e “Entermedia”. Dëshira ime si zakonisht në klipe ishte të bëja diçka ndryshe ku protagonisti të mos isha unë. Kush më mirë mund ta përfaqësonte denjësisht këtë kënge sesa vetë çiftet shqiptare. Një këngë tashmë e të gjithëve, jo vetëm e imja. Çiftet shqiptare karakterizohen nga shpirti i sakrificës e përballjes ndaj sfidave të shumta për një jetë më të mirë. Ndaj ky klip nuk mund të ishte më i vërtetë”.

Po çfarë ka sjellë ndryshe kjo këngë në karrierën e artistit? “Përtej muzikës, përtej karrierës apo diskografisë, për mua është arritje e madhe që krijova dhe njëherë për njerëzit midis disa tingujsh e fjalësh një mënyrë për të kujtuar, për të besuar, për t’u frymëzuar. Ndaj një këngë si kjo nuk pasuron vetëm repertorin por edhe shpirtin tim”, përfundon Skenderaj.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori