LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet Britania e Madhe: Edhe 600 ndërtesa tjera kanë fasadë të ngjashme me të ndërtesës së djegur!

Alarmohet Britania e Madhe: Edhe 600 ndërtesa tjera kanë fasadë të ngjashme me të ndërtesës së djegur!

Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi sot se edhe rreth 600 ndërtesa në Britani të Madhe kanë fasadë të jashtme të ndezshme sikurse ndërtesa Grenfell Tower, e cila është djegur në tërësi.

Në këtë zjarr kanë humbur jetën 79 persona.


Banorët kanë kritikuar autoritetet lokale për shkak të mënyrës dhe shpejtësisë me të cilën kanë reaguar shërbimet e qytetit, por edhe për shkak të vendosjes së materialit të ndezshëm gjatë renovimit të ndërtesës.

May në Parlamentin britanik theksoi se rezultatet e hetimit të zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen londineze Kensington-Chelsea do të publikohen gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ndërtesa ishte djegur në natën ndërmjet 14 dhe 15 qershorit, përcjell kp, dhe ishte djegur shumë shpejt, pasi që besohet se gjatë renovimit të saj ishte përdorur material i lirë.

Në ndërtesë kanë jetuar njerëz të varfër, të cilët marrin ndihma sociale dhe ata me vite ishin ankuar për probleme me rrymën dhe çështje tjera, për shkak të të cilave ndërtesa vitin e kaluar ishte rinovuar.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori