Policia ka detyruar evakuimin e qindra personave në një treg në Berlin të Gjermanisë, nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist.

Ky treg ku bëhen blerje për festat e fundit të vitit, ka qenë shënjestër e një sulmi para tri vitesh, ku mbetën të vdekur 12 njerëz, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjatë këtij viti, ishte një alarm i rrejshëm, që u bazua në “gjëra të rrezikshme”, që ishin parë në atë hapësirë.

Gazeta gjermane Bild, ka raportuar se janë arrestuar dy persona që besohej se kishin eksperiencë me eksplodime, por më vonë është thënë se ata vetëm janë marrë në pyetje për shkak të sjelljeve të çuditshme, mirëpo nuk janë arrestuar.

Në vitin 2016, Anis AMri nga Tunisi, kishte hyrë me kamion në të njëjtin treg të kryeqytetit gjerman, ky mbyti 12 njerëz dhe lëndoi shumë të tjerë. /Telegrafi/