LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rremë, evakuohen stafi i ”Daily Mail”

Alarm i rremë, evakuohen stafi i ”Daily Mail”

Në objektin e gazetës britanike ”Daily Mail”, është parë të jetë dërguar një pako e dyshimtë.

Si pasojë, i gjithë stafi është evakuuar, por sipas raportimeve të fundit të autoriteteve të policisë, bëhet e ditur që largimi i punëtorëve nga desku i punës, ishte një alarm i rremë, njofton Klan Kosova.


“Zyrtarët kanë vendosur se gjëja e vendosur në Derry Street, W8, nuk është pako e dyshimtë. Asnjë arrestim nuk është bërë”, ka thënë një zyrtar policor i Chelseas.

Stafi në ”Daily Mail’ dhe ”Metro” në Northcliffe House në Kensington, në perëndim të Londrës u tha që të largohen nga vendi i punës së tyre rreth mesditës së sotme.