LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Schaffhausen: Pesë të plagosur, dy prej tyre rëndë

Sulmi në Schaffhausen: Pesë të plagosur, dy prej tyre rëndë

(E plotësuar) Policia në Schaffhausen është vënë në ndjekje të personit të panjohur i cili në mëngjesin e sotëm ka sulmuar disa persona në qendër të qytetit. Raportohet për pesë të plagosur, së paku dy prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda, shkruan srf.ch.

Ndërkaq zëdhënësja e policisë së Schaffhausenit ka thënë për radion SRF se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.


Sipas saj, nuk dihet nëse sulmuesi i kërkuar është i armatosur ose jo, transmeton albinfo.ch. Megjithatë ai konsiderohet i rrezikshëm për rrethin.

Ndërkohë, pjesë të qytetit të vjetër, ku kanë ndodhur sulmet vazhdojnë të jenë të bllokuara nga policia.

————————————————————————–

Alarm në Schaffhausen të Zvicrës, raportohet për një sulmues me motosharrë!

Në Shaffhausen, policia ka rrethuar sot në mëngjes disa pjesë të qytetit të vjetër.

Shkak për këtë masë sigurie është një “gjendje e jashtëzakonshme” që ka ndodhur aty, shkruan blick.ch dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.

Sipas portalit të përmendur, shkas për këtë alarmim të policisë është një person i cili po qarkullon me sharrë motorike në duar dhe duket se po kërcënon dhe sulmon njerëzit. Deri tash raportohet për së paku një njeri të lënduar në kokë, transmeton albinfo.ch.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, policia dhe ambulanca janë mobilizuar.

Veç kësaj edhe helikopterët e Rega-s janë parë duke qarkulluar mbi këtë zonë.

“Ata janë në gjendje gatishmërie në rast se ndodh të ketë të plagosur”, ka thënë zëdhënësja, pa mundur të japë më tepër detaje.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori