LAJMI I FUNDIT:

Al Trade me aktivitet sensibilizues, “Bëhu Hero – Dhuro gjak, shpëto një jetë”

Al Trade me aktivitet sensibilizues, “Bëhu Hero – Dhuro gjak, shpëto një jetë”

Korporata e ndërtimit, Al Trade të mërkurën dhe të enjten do të mbajë një aktivitet sensibilizues me moton “Bëhu Hero – Dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Korporata e ndërtimit, Al Trade këtë aktivitet do ta organizojë në objektet e kësaj kompanie për dy ditë radhazi, në Drenas dhe Fushë Kosovë.

“Bëhu hero, dhuro gjak! Aktivitet sensibilizues: ‘#BËHUHERO Dhuro gjak, shpëto një jetë’. Aktiviteti do të organizohet në objektet e kompanisë Al Trade si në vijim: 14.12.2022 – e mërkurë  Al Trade market/Rr.Jasharajve Drenas dhe 15.12.2022- e enjte Al Trade market / Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Al Trade në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut ka marrë iniciativë për dhurimin e gjakut nga stafi i të gjitha kompanive të kësaj korporate.

“Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë, është akt i thjeshtë personal, me vlera të mëdha humane dhe civile. Kompanitë Al Trade në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit te Gjakut tash më tradicionalisht edhe këtë vit kanë marrë iniciativë për dhurimin e gjakut nga stafi i të gjitha kompanive të kësaj korporate, dhe të gjithë ata të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti human”, thuhet në njoftimin e korporatës Al Trade. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar