LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për gjenocid, SHBA i heq nënshtetësinë një gruaje nga Bosnja

Akuzohet për gjenocid, SHBA i heq nënshtetësinë një gruaje nga Bosnja

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ia ka hequr nënshtetësinë një gruaje myslimane, e lindur në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ka fshehur përfshirjen e saj në krimet gjatë luftërave të fillim viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se gjyqtari, Marco Hernandez, më datë 1 mars, ia anuloi nënshtetësinë gruas së quajtur, Sammy Rasema Yetisen.


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thanë se Yetisen, e njohur gjithashtu si Rasema Handanoviq apo Zolja, ishte pjesë e një njësie elite të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës që sulmoi fshatin Trusina më 16 prill 1993.

Ata thanë se sulmi që njihet edhe si masakra e Trusinës, ka shënjeshtruar kroatët e Bosnjës “për shkak të besimit të krishterë dhe përkatësisë etnike kroate”.

Yetisen u pranua në Shtetet e Bashkuara si refugjate dhe u bë shtetase e natyralizuar në vitin 2002, në një procedurë të ngjashme si një person tjetër, po ashtu nga Bosnja, Edin Xheko.

Pas akuzave për përfshirjen e tyre në vrasjet e Trusinas, Xheko dhe Yetisen u ekstraduan në Bosnje dhe u dënuan nga një gjykatë për krime lufte. Ajo ishte gruaja e parë e dënuar nga një gjykatë boshnjake e krimeve të luftës.

Yetisen bashkëpunoi me autoritetet, duke dëshmuar kundër Edin Xhekos. Ajo u lirua pasi mbajti 5 vjet e gjysmë dënimin me burg në Bosnjë dhe pas lirimit u zhvendos sërish në shtetin e Oregonit të SHBA-së.

Edin Xheko, i cili u dënua në vitin 2014, mbetet në një burg në Sarajevë ku po vuan dënimin 13-vjeçar.

Në fillim të viteve të 90-ta, lufta e Bosnjës rezultoi me vdekjen e rreth 100,000 njerëzve dhe zhvendosjen e rreth 2,6 milionë të tjerëve. /gsh/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori