LAJMI I FUNDIT:

Akuzohej për korrupsion, dënohet me burg kryetari i Kuvendit në Rumani

Një nga politikanët më të fuqishëm të Rumanisë, Liviu Dragnea është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në këtë shtet.

Gjykata e Apelit në Rumani ka hedhur poshtë pretendimet nga kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea i cili kërkonte ndryshimin e dënimit të tij në vitin 2018 pasi akuzohej për korrupsion.

Vendimi nga Gjykata e Apelit në Bukuresht u dha ditën e sotme, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë më parë me 3 vite e 6 muaj heqje lirie.

Ai gjithashtu akuzohet edhe për raste të manipulimit të votave, përcjell Shqiptarja.

Dragnea, mban postin e kryetarit të Kuvendit në Rumani duke u konsideruar kështu si një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Kujtojmë se Rumania është tronditur gjatë dy viteve nga rastet e dyshuara për korrupsion dhe nga protestat e vazhdueshme që janë mbajtur nga qytetarët.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori