LAJMI I FUNDIT:

Akuzë penale për qytetarin nga Presheva që ka vjedhur japonezin në Ohër

Akuzë penale për qytetarin nga Presheva që ka vjedhur japonezin në Ohër

Policia sot paraqitur akuzë penale për qytetarin nga Presheva, i cili derisa ka qëndruar në hostel në Ohër ka vjedhur shtetasin nga Japonia.

Sektori për Punë të Brendshme Ohër dorëzoi akuzë penale kundër D.A (39) nga Presheva për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “vjedhje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më 27 qershor në rrugën “Makedonski Prosvetitetlli” në hostel, i akuzuari, në dhomë ku ka qëndruar bashkë me personin T.T (37) nga Japonia, i ka vjedhur telefonin, llap topin, orën dhe një I-pod dhe e ka braktisur vendin e ngjarjes duke fituar pronë joligjore në vlerë prej 300.000 denarëve.

Pas masave të ndërmarra, më 1 korrik 2018 në Shkup, i akuzuari ka qenë i liruar. Më pastaj te ai janë gjetur pjesë të pajisjeve, që më pastaj i janë kthyer personit të dëmtuar./Telegrafi/