LAJMI I FUNDIT:

Akuzave të Kosovës ndaj Vladimir Cizelj u përgjigjet “Instituti Vlatacom”

Akuzave të Kosovës ndaj Vladimir Cizelj u përgjigjet “Instituti Vlatacom”

Drejtori i Kompanisë “Instituti Vlatacom”, Vladimir Cizelj, këtë vit nuk ka qëndruar në Francë, thuhet në një përgjigje të kësaj kompanie për Radion Evropa e Lirë.

Një portal në Republikën e Afrikës Qendrore ka shkruar se ministria e Jashtme e Serbisë, përmes një ndërmjetësuesi, në Paris gjatë muajit korrik të vitit 2019, i ka ofruar ryshfet ministres së Jashtme të Afrikës Qendrore, Sylvie Baipo Temon, para vendimit të pretenduar për tërheqjen e njohjes së Kosovës.


Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës, përmes një reagimi ndaj këtij shkrimi, pati thënë se ky ndërmjetësues është Vladimir Cizelj.

“Në korrik (Vladimir Cizelj), vizitoi Australinë, Filipinet dhe Japoninë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë, drejtor i së cilës është Vladimir Cizelj.

MPJ i kërkon Prokurorisë të lëshoj urdhër arrest ndërkombëtar ndaj bashkëpunëtorit të Ivica Daçiq
Lexo po ashtu MPJ i kërkon Prokurorisë të lëshoj urdhër arrest ndërkombëtar ndaj bashkëpunëtorit të Ivica Daçiq

Vlatakom nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me rolin e Cizeljit në fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, por vetëm deklaroi se “Instituti Vlatacom” merret me teknologji dhe jo politikë”.

Emri i Vladimir Cizelj u përmend në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Jashtme të Kosovës, më 26 gusht, ku u tha se ministria e Jashtme serbe po ofron ryshfet për shtetet në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Sipas një hulumtimi të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Vladimir Cizelj u punësua si Këshilltar Special i ministrisë së Jashtme të Serbisë. Këtë e konfirmon një dokument i Kombeve të Bashkuar, ku emri i tij figuron si një nga delegatët e ministrisë serbe në një konferencë të Kombeve të Bashkuara.

Ministria e Punëve të Jashtme serbe ende nuk u është përgjigjur akuzave se po përdor ryshfetin, si një mjet diplomatik, për të marrë nga vende të ndryshme nota diplomatike, për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori