LAJMI I FUNDIT:

Akuza, kundër-akuza dhe takime me qytetarët – kandidatët për president vazhdojnë me fushatën

Akuza, kundër-akuza dhe takime me qytetarët – kandidatët për president vazhdojnë me fushatën

Në Maqedoninë e Veriut është duke vijuar fushata për zgjedhjet presidenciale e cila ka nisur më 4 prill. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Stevo Pendarvoski nga Ohri kërkoi mbështetjen e qytetarëve që më 24 prill të vendosen themelet për vazhdimin e politikave pro Evropiane. Pendarovski para qytetarëve tha nuk duhet besuar në deklarata të pa baza se kush është patriot e kush tradhtar, por duhet parë gjërat nga prizmi i interesit strategjik. Pendarovski tha se rezultatet e para të 8 majit dihen më 24 prill.


“Nga ju kërkoj, ju lutem, ju bëj apel në rrethin e parë do të jetë shumë e rëndësishme të mobilizohemi masovikisht për këtë opsion politik pro Evropian. Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit. Kështu që t’i tregojmë në kohë këtyre që nuk ia duan të mirën shtetit dhe kërkojnë modalitetet jo të duhura”, tha Stevo Pendaroski.

Kandidatja për presidente e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja, Gordana Siljanovska Davkovka fushatën presidenciale e ka vazhduar me qytetarët e Koçanit. Para tyre Davkova tha se përveç sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, prioritet i mandatit të saj do të jetë edhe shqyrtimi i ambasadorëve që përfaqësojnë vendin jashtë shtetit.

“Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit. Në mesin e tyre kara edhe nga ata me dinjitet dhe që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë imazhin dhe krenarinë e Maqedonisë, ndërsa ka edhe nga ata që na turpërojnë. Është koha e fundit që vetëm më të mirët të shkojnë jashtë vendit”, tha Gordana Siljanovska Davkovka.

Kandidati Stevço Jakimovski pati takim me banorët në Kërçovë, prej ku tha se partizimi po bëhet kancer i shoqërisë në vend, duke shtuar se nga kjo janë prekur edhe forcat e sigurisë së Republikës së Maqedonisë.

“Unë me përgjegjësi pohoj, si president i Republikës së Maqedonisë, se nuk ka mundësi që një person i cili ka kontakt me ndonjë parti politike të hyjë në shërbimet e sigurisë, veçanërisht në Agjencinë e Inteligjencës. Në të njëjtën kohë, theksoj se shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka mundësi të jetë person i afërt me asnjë parti politike, e as guvernatori i Bankës Popullore të jetë person i afërt me asnjë parti politike në Republikën e Maqedonisë”, tha Jakimovski.

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani, zotohet për shtet të barabartë për të gjithë, ku përkundër pushtetit të kufizuar, si President i ardhshëm do të bëhet autoritet që do të bashkojë narrativat e ndryshme politike dhe etnike dhe një avokat aktiv i të drejtave të qytetarëve, në luftë kundër çdo forme diskriminimi.

Në debatin publik për shënimin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Osmani theksoi se qëllimi i Frontit Europian është që Marrëveshja Kornizë e Ohrit të kthehet në lëvizje politike.

“Duke përkujtuar këtë ditë, qëndroj para jush, jo vetëm si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por si avokat i përkushtuar për krijimin e një shteti të barabartë, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”, tha mes tjerash kandidati për njeriun e parë të shtetit, duke shpjeguar se ndryshimi midis një shoqërie për të gjithë dhe një shoqërie të barabartë për të gjithë është se në konceptin e parë do të dominojnë shumica, ndërsa në të dytin, pavarësisht nga numri i anëtarëve të një etnie të caktuar, të gjithë janë të barabartë në të drejta dhe privilegje.

Kandidatja e “Të Majtës” Biljana Vankovska, mbajti tubim në Bogdanci prej ku sërish përmendi shfuqizimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ajo me banorët e Bogdancit ka biseduar edhe për bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Vankovska theksoi se bujqësia është një nga degët më të rëndësishme për banorët e këtij rajoni dhe pikërisht për këtë nuk duhet lejuar që të shkatërrohen tokat bujqësore në kurriz të hapjes së minierave apo vendosjes së paneleve diellore në tokat e punueshme.

Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, në kuadër të fushatës presidenciale dhe parlamentare sot kishte takim me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku u bisedua për zhvillimin ekonomik, ruajtjen e fuqisë punëtore dhe klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik, për vizionin e Odës për fuqinë punëtore që mungon në Maqedoni. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka edhe manifest ekonomik që na u dha para disa javësh dhe ne kemi përfshirë disa pika në programin tonë. Në programin tim, theks të veçantë kanë inovacioni dhe energjetike si dhe arritja e një marrëveshje konsensuale mes partive politike që do ta kishte nisur presidenti i shtetit me mbështetjen e të gjithëve për zhvillimin ekonomik të shtetit”, tha Taravari.

Në rajonin e Ohrit sot ishte karvani i kandidatit për president nga Lëvizja ZNAM, Maksim Dimitrievski.

“Unë si kandidat për President të vendit që dëshiron të jap maksimumin për Maqedoninë tonë, së bashku me anëtarët dhe përfaqësuesit nga Lëvizja ZNAM dje dhe sot kaluam shumë shtëpi, u takuam me shumë qytetarë nga Ohri dhe rajoni. Problemet janë të njëjta kudo në Maqedoni. Në kuadër të programit tonë dhe programit tim si kandidat presidencial, Manifesti për Maqedoninë, janë një numër i madh zgjidhjesh që ne ofrojmë dhe do t’i zbatojmë, nuk do të mbeten vetëm fjalë në letër”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori