LAJMI I FUNDIT:

Akuariumi mbledh 400 litra monedha të hedhura në ujëvarë nga vizitorët në Karolinën e Veriut, për të paguar faturat

Akuariumi mbledh 400 litra monedha të hedhura në ujëvarë nga vizitorët në Karolinën e Veriut, për të paguar faturat

Me shtrëngimin financiar të kohëve të coronavirusit, akuariumi Pine Knoll Shores në Karolinën e Veriut në SHBA ka vendosur të mbledhë me kova monedhat e hedhura “për fat” në pusin e tij nga vizitorët.

Reklama

Vendi duhet të mbajë kafshët të shëndetshme e të ushqyera, si dhe të paguajë rrogat e stafit në një kohë kur vizitorët janë reduktuar së tepërmi prej pandemisë.

Me shtimin e faturave drejtuesit e akuariumit vendosën të veprojnë duke mbledhur rreth 400 litra monedha të “urimeve të mira” të hedhura gjatë viteve nga vizitorët.

“Monedhat u mblodhën e u ndanë sipas vlerës, dhe tashmë do të përdoren për kujdesin e përgjithshëm të akuariumit gjatë kësaj kohe”, thuhet në një postim të akuariumit në rrjetet sociale.

Monedhat ishin traditë të hidheshin në ujëvarën 10 metra të lartë të Smoky Mountain, të cilën punonjësit e detyruan ta thanin për t’i mbledhur ato. Paratë e grumbulluara gjatë rreth 14 viteve ishte e vështirë të numëroheshin por pas numërimit final u zbulua se arrinin në rreth 9,000 dollarë.

Akuariumi njoftoi në rrjetin Facebook se: “Totali i shumës ishte 8,563.71, dollarë” por shtuan se kishin nënvlerësuar shumë kohën që do të duhej për pastrimin, ndarjen dhe shkoqitjen e të gjithë monedhave. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Babai dhe fëmija po shijonin argëtimin mes veti – por, shikoni reagimin e vogëlushit kur u shfaq nëna

Babai dhe fëmija po shijonin argëtimin mes veti – por, shikoni reagimin e vogëlushit kur u shfaq nëna

Fun
Disa pamje që janë bërë virale tregojnë praninë e mbeturinave të shpërndara në malin Everest

Disa pamje që janë bërë virale tregojnë praninë e mbeturinave të shpërndara në malin Everest

Virale
'A është normale kjo?': Nëna e re amerikane mbetet e shtangur kur vajza e saj ngre kokën, ‘bën zhurmë’ dhe fillon të zvarritet

'A është normale kjo?': Nëna e re amerikane mbetet e shtangur kur vajza e saj ngre kokën, ‘bën zhurmë’ dhe fillon të zvarritet

Interesante
Në stacionin e vjetër të zjarrfikësve të Ohio-s gjendet ‘kapsula kohore’ nga viti 1905

Në stacionin e vjetër të zjarrfikësve të Ohio-s gjendet ‘kapsula kohore’ nga viti 1905

Interesante
Gruaja nga Karolina e Veriut fiton xhekpotin e dytë të lotarisë me gjashtë shifra

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton xhekpotin e dytë të lotarisë me gjashtë shifra

Interesante
Në një televizion britanik, e ftuara shkoi lakuriq në emision – dhe kishte një arsye për këtë

Në një televizion britanik, e ftuara shkoi lakuriq në emision – dhe kishte një arsye për këtë

Interesante
Kalo në kategori