Yjet më të mëdhenj në Hollywood sollën shkëlqimin dhe magjepsjen në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022” të dielën.

Pjesë e yjeve të veshur më së bukuri në këtë mbrëmje ishte edhe shqiptarja Rita Ora.


Rita për eventin kishte zgjedhur një fustan kadifeje të errët të punuar nga “Elie Saab Couture” me detaje të prera përgjatë mesit dhe stomakut duke zbuluar pamjen e saj pa të brendshme.

Por, “pjesëmarrja” e shqiptarëve në këtë mbrëmje vazhdoi edhe me fustanin e përzgjedhur nga aktorja amerikane Angelica Ross.

apuje 275860083 150394830768952 4034314828411942454 n

E stiluar nga Apuje Kalu, ajo u vesh me një fustan të punuar me kujdes prej kreatorit nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Në hap me trendet botërore, fustani kishte një prerje në formën e trekëndëshit në mes të gjoksit, duke i shtuar më tej elegancën me një prerje të thellë në këmbën e majtë.

CRITICS CHOICE AWARDS

Fustani kishte një nuancë rozë në të artë, i cili dukej edhe më madhështor shkaku i gurëve të vegjël që e mbulonin tërë copën.

Flokët e saj ishin kapur në një topuz gjigant në majë të kokës, ndërkohë që si aksesorë Ross kishte vendosur vath dhe disa unaza në gishta.

apuje 275713378 354029363292283 6001556460056612639 n

Kombinimin aktorja e përfundoi me taka të thjeshta ngjyrë ari.

Ndërkohë, kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pjesë e ngjarjes “CMA Awards 2021” me tre kreacione, teksa stiloi veshje edhe për shumë yje të tjera botërore gjatë vitit që lamë pas. /Telegrafi/

FNwm5diVUAMfcui

apuje 275620740 352219203474654 268618190777071057 n

FNwm5b3VQAIWivj

apuje 275690677 686416359206247 6306399480380032036 n