Amanda Bynes thuhet se qëndron në një institucion të shëndetit mendor pothuajse tre javë pasi u shfaq lakuriq rrugëve të Los Angelesit.

Aktorja, e cila u vendos në një spital psikiatrik muajin e kaluar, po vazhdon të trajtohet akoma.


Burime pranë yllit të “Amanda Show” thanë se ajo nuk ndihet "gati të largohet" dhe data e daljes së saj është ende "e pacaktuar".

Screenshot 3 22 Foto: Backgrid

"Ata përreth saj tashmë po formulojnë një plan për t'u siguruar që ajo të qëndrojë në rrugën e duhur", thuhej në raportim.

Ditë më parë pati raportime se artistja po qëndron ende pasi ka pasur përmirësime të dukshme.

Screenshot 4 22 Foto: Instagram

Ylli i "Easy A", e cila më parë ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, mund të ketë jetuar "në rrugë për ditë të tëra".

Më 15 mars - katër ditë para se të gjendej - makina e saj u tërhoq në Long Beach, Kaliforni, disa kilometra larg nga shtëpia e saj.

Screenshot 5 23 Foto: Instagram

Vendndodhja e automjetit ishte gjithashtu disa metra larg nga vendi ku ajo u gjet përfundimisht nga policët në qendër të Los Angelesit. /Telegrafi/