Pasi luajti në një nga serialet më të mëdha televizive të Netflixit ndonjëherë – sensacioni global “Squid Game”, aktori Park Hae-soo po kthehet me një projekt të ri kinematografik.
Aktori 40-vjeçar korean, i cili luajti rolin e Cho Sang-woo në “Squid Game”, ka nënshkruar një kontratë të re për versionin aziatik të serialit “La Casa de Papel”, thuhet sipas Deadline.
Adaptimi i serialit origjinal spanjoll u njoftua në nëntor të vitit 2020, megjithëse është e paqartë se kur mund të publikohet, shkruan DailyMail.
Seriali origjinal i “La Casa de Papel (Money Heist)” solli historinë e një grupi të pazakontë hajdutësh që kryen grabitjen më të madhe në historinë spanjolle, duke vjedhur 2.4 milionë euro nga Fabrika e prodhimit të parave “Mint” në Spanjë.
Seriali ka gjithsej pesë sezone në Netflix, me katër episodet e fundit që do të publikohen më 3 dhjetor.
Netflix njoftoi kastin e “Money Heist Korea” në fund të marsit, megjithëse kaluan muaj përpara se seriali i tyre “Squid Game” të bëhej një sukses monumental.
Seriali do t’i realizojë xhirimet në gadishullit korean dhe krijuesit e shfaqjeve do të ‘frynë jetën e re në historinë e njohur dhe do ta sjellin materialin përsëri te audienca globale me 12 episode’.
Park do të portretizojë një nga ‘anëtarët e bandës’ që kryen këtë grabitje të re, personazhi i të cilit quhet Berlin.
Të tjerë në bandë përfshijnë aktorin Yoo Ji-tae në rolin e profesorit, Jeon Jong-seo në rolin e Tokios, Lee Won-jong në rolin e Moscow, Kim Ji-hun në rolin e Denverit, Jang Yoon-ju në rolin e Nairobit, Lee Hyun-woo në rolin e Rios, Kim Ji -hun në rolin e Helsinkit dhe Lee Kyu-ho në rolin e Oslos.
Ekipi i Task Forcës do të luhet nga Kim Yunjin (Seon Woojin) dhe Kim Sung-o (Cha Moohyuk), ndërsa rolet e pengjeve i janë besuar aktorëce Park Myung-hoon (Cho Youngmin) dhe Lee Joobeen (Youn Misun).
Regjisori origjinal i “La Casa de Papel”, Alex Pina është duke krijuar “Money Heist Korea” si producent ekzekutiv, me regjinë e Kim Hong-sun dhe Ryu Yong-jae, Kim Hwan-chae, Choe Sung-jun që shërbejnë si skenaristë.
Netflix njoftoi gjithashtu të martën se ata po ecin përpara me një tjetër adaptim të ri të “Money Heist”, që do të realizohet në Berlin dhe mendohet se do të jetë i gatshëm në vitin 2023.
Netflix zbuloi më herët në nëntor se “Squid Game” ishte seriali i tij televiziv më i ndjekur i të gjitha kohërave.
Seriali koreano-jugor gjeneroi 1.65 miliardë orë shikime në 28 ditë pas debutimit të tij më 17 shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë