Shfaqja me foka në një kopsht zoologjik Antwerp të Belgjikës, është ndërprerë nga tri aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Ato mbanin lartë shënimet, se nuk duhet përcjellë shfaqje me kafshë, sepse për stërvitjen e tyre përdoret shumë dhunë, transmeton Telegrafi.

Për njërën prej tyre, protesta nuk ka shkuar si duhet sepse ka rënë në pishinë, nga frika kur i shkoi pranë një shikues i mllefosur. Megjithatë, vazhdoi të mbante lartë shënimin dhe nuk dorëzohej.

Pasi kryen paraqitjen, ato u arrestuan nga policia, për tu liruar pas intervistës. /Telegrafi/