Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit që goditi babain me sëpatë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Tutje në njoftim thuhet se sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri K.M, me datë 05 shkurt 2026, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privoj nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht babain e tij, me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




















































