LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim të pasurisë

Aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D., SH.I., A.M., F.R., dhe V.H., të cilët gjenden nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 19 dhjetor 2018.

Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2018, në kafenenë ‘’Maroa’’, në Gjilan, të pandehurit F.D., SH.I. dhe A.M., nën ndikimin e alkoolit, i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurve tjerë F.R. dhe V.H., duke i gjuajtur me shishe dhe rrahur me grushte dhe shqelma, si pasojë e të cilave iu kanë shkaktuar lëndime trupore.


Po ashtu, edhe të pandehurit F.R. dhe V.H., i godasin të pandehurit e lartshënuar me shishe, grushte dhe shqelma, duke iu shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërsa, të pandehurit F.D., SH.I., A.M., dhe F.R., akuzohen edhe për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, për shkak që të njëjtit pasi janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, fillojnë përsëri të rrahën brenda sportelit, ku edhe dëmtojnë orenditë dhe vulat e spitalit.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori