LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj personit i cili mbyti gruan duke e rrahur

Aktakuzë ndaj personit i cili mbyti gruan duke e rrahur

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, deri në masë të tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetes edhe me vdekjen e personit. Me datë 31.05.2019 rreth orës 17:30 min., duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë – Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen, ndërkohë, i akuzuari I.H., e ndalë automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, pastaj, viktimën me forcë e nxjerrë jashtë, dhe fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit, më pas, e ndjera H.D., rrëzohet në asfalt, i akuzuari i’a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, si rrjedhojë e goditjeve, e ndjera H.D., pëson të dëmtime e trauma në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, nga të cilat goditje vdes në QKUK në Prishtinë, me datë 15.06.2019.”, thuhet në njoftimin për media.


Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.H., ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori