LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave për ‘shitblerje’ të votës më 11 qershor

Aktakuzë ndaj dy personave për ‘shitblerje’ të votës më 11 qershor

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve F.K. dhe F.B.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., i ka premtuar përfitim të pamerituar personit tjetër me qëllim që ta ndikojë atë person për të votuar në favor të një personi, në atë mënyrë që më datë 10.06.2017, në një lokal në Prizren, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, personin F.B. e bind që të dalë në vendvotim dhe të votojë për kandidatin për deputet B.K., duke premtuar se për këtë shërbim do t’ia paguaj 15 euro dhe duke i ofruar kartelën e kandidatit të lartpërmendur për deputet me dy numra, njëri numër i subjektit politik dhe tjetri i vetë kandidatit, pastaj edhe lapsin kimik me video-kamerë me ngjyrë të zezë për ta incizuar – fotografuar aktin e votimit për kandidatin gjegjës.


Me këto veprime, i pandehuri F.K. ka kryer veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin nga neni 215 paragrafi 1, i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.”

Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri F.B., ka pranuar ofertën apo premtimin për përfitim të pamerituar për vete, për të votuar në favor të një personi, në atë mënyrë që me datë 11.06.2017, shkon në vend votimin përkatës të Qendrës së Votimit, të vendosur në shkollën e mesme teknike “11 Marsi” në Prizren dhe me lapsin kimik me video kamerë, me ngjyrë të zezë, kryen aktin e votimit për kandidatin e lartpërmendur për deputet, me ç‘rast zbulohet nga vëzhguesi i vendvotimit përkatës,

Me këto veprime, i pandehuri F.B. ka kryer veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin nga neni 215 paragrafi 2, i Kodit Penat të Republikës së Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori