Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas aktakuzës, me 18 Nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”, me seli në Prishtinë, në atë mënyrë që i pandehuri D.G., ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa i pandehuri M.L., si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, ka përgatit automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës është i pandehuri K.Xh., ku aty bashkë me të pandehurin K.Xh., ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit A.B., V.S. dhe N.M., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin.
Me këto veprime, të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 paragrafi 3 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Të pandehurit V.S., A.B. dhe N.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, nga neni 367 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri A.B., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa, i pandehuri V.S. edhe për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër afati i fundit për zjarrfikës vullnetarë, Angellov: Duhet vetëm vërtetim nga mjeku se janë të shëndetshëm

Pas reagimeve për vendimin e Gjykatës Supreme, Orav: Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Nikollovski: Jemi në rrugë të shkëlqyer për të siguruar pavarësinë energjetike

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë