LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër rojtarit të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura” për deklarim të rrejshëm dhe mos deklarim të vjedhjes se pyllit

Aktakuzë kundër rojtarit të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura” për deklarim të rrejshëm dhe mos deklarim të vjedhjes se pyllit

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, I.E, për shkak të veprave penale “Deklarimi i rremë” nga neni 384, paragrafi 1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 386, paragrafi 2, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i pandehuri I.K., akuzohet për shkak se me datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës, në procedurën gjyqësore penale, deklaron rrejshëm se derisa ishte në vendin e tij të punës, si punëtor i kompanisë “Comando” e cila ruan laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nuk i kishte parë personat e dyshuar, të cilët me kamionin e tyre ishin duke transportuar dru të vjedhura, e që në fakt i pandehuri I.K., mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N.I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M.K., B.P., kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë./Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori